“Ka nisur çinstalimi i klikës mafioze”, Pojana: Militanti i fëlliqur nën dirigjimin e Surrelit, nisi përballjen e vërtet me drejtësinë

0
110

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar nepermjet nje shkrimi ne Facebok rreth largimit te Ardian Dvorani nga Gjykata e Larte dhe kryesia e KED.

Pojana shprehet se Dvorani eshte një militant i fëlliqur që në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën guxoi të përbalte institucionet më të rëndësishme të vendit.

Postimi i plote:

Një militant i fëlliqur që në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën guxoi të përbalte institucionet më të rëndësishme të vendit, sigurisht nën dirigjimin e kryerilindasit të Surrelit, sot nisi orët e pritjes, të përballjes së vërtet me drejtësinë!

Ka nisur çinstalimi i klikës mafioze që e ktheu Shqipërinë në vendin e vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe me shkelje monstruoze të legjislacionit, që dëmtuan rëndë rendin demokratik dhe e kthyen shumë hapa pas rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian!

Kapja e sistemit të drejtësis ishin dhe janë qëllimi madhor i Edi Ramës dhe të gjithë geisha-ve të tij!
Kjo i shërben si melhem sëmundjes së rëndë nga e cila vuan kryefajtori i Shqipërisë, frikës nga dënimi i gjithçkaje që ka bërë!

Opozita e sotshme, ose e thënë më saktë mazhoranca e nesërme duhet që kurrsesi të mos hesht e të bëj kompromis, por të bëj gjithçka e lejon ligji për ti dhënë Çezarit atë çka është e Çezarit, për ti dhënë Edi Ramës burgun e merituar.

Ka ardhur koha që pandëshkueshmëria të marr fund!

Shqipëria nuk meriton më liderë halabak që guxojnë ti ambalazhojnë me propagandë luksoze fekale, e ti shesë ato për xhevahir safi!

Gjuha e përdorur nga unë vërtet është e rëndë por më e rëndë është ajo që guxuan këta palo politikanë ti bëjnë Shqipërisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët!

KLGJ vendos përfundimin e mandatit të Dvoranit në Gjykatën e Lartë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here