A do të ketë rritje të çmimit të biletës?! Ja si do të funksionojnë urbanët nga e hëna…

0
118

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka treguar në Abc-ja e Mëngjesit se si do të funksionojë transporti urban.

Ai deklaroi se mënyra e lëvizjes së njerëzve ka ndryshuar pasi tashmë parësore është ruajtja e shëndetit, duke theksuar kështu se pas karantinës pritet që njerëzit të përdorin më pak transportin urban.

Gonxhe u shpreh gjithashtu se nëse do ketë fluks të lartë të njerëzve, do ketë edhe shtim të automjeteve të transportit urban për të shmangur grumbullimet në stacionet urbane.

“Ka një aspekt edhe psiqik që ka ndryshuar diçka. Sot po të pyesësh edhe kur hipën në taksi, kuptohet se ka ndryshuar një mënyrë sjellje.

Njerëzit po përdorin biçikleta. Diçka ka ndodhur pas karantinës. Mund të ketë një situatë që mund të përballemi me një stepje nga të udhëtuarit si më parë. Njerëzit po e përdorin më pak urbanin.

Nuk mund të jetë dot një histori ultimatumesh. Ne mund të kemi xhiron 70% siç na lejohet. Urojmë që duke garantuar pastërtinë, higjienën të rikthehet besimi tek publiku. Edhe nga kjo vijmë nga një moment jo i mirë.

Për ata që duan të shkojnë dhe duan të vijnë në punë, biletat nuk do lëvizin. Nuk mund të ndryshohet bileta ashtu sepse ato printohen dhe shpërndahen nga një institucion i caktuar. Nëse do ketë përdorim masiv të urbanëve ne do shtojmë mjetet”, u shpreh Blendi Gonxhe.

Lidhur me protestën e paralajmëruar sot nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas, Gonxhe u shpreh se do të negociohet me palët për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre.

Transporti urban është parashikuar të rikthehet në punë në datë 15 qershor, pas më shumë se tre muajsh karantinë, që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here