Kërcënimi i Koresë së Veriut për Jugun, do ndërpresim të gjithë komunikimet, ja cila është arsyeja….

0
108

Autoritetet e Koresë Veriore kanë thënë se do ta ndërpresin linjën emergjente të komunikimit me Korenë Jugore si hap i parë drejt ndërprerjes së të gjitha metodave të kontaktit. Kështu raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në vendin komunist, KCNA.

Për disa ditë me radhë, Koreja Veriore e ka sulmuar Korenë Jugore, duke kërcënuar se do ta mbyllë zyrën komunikuese ndërkoreane dhe do t’i ndërpresë projektet e tjera, nëse Koreja Jugore nuk ua ndalon aktivistëve dhe dezertorëve që të dërgojnë fletushka dhe materiale të tjera kundër Pjongjangut në veri.

Zyrtarët më të lartë qeveritarë në Korenë Veriore, përfshirë motrën e liderit, Kim Yo-jong, kanë qenë të vendosur se puna ndaj Jugut, sipas tyre, duhet të kthehet në punë kundër një armiku, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Si hap i parë, Koreja Veriore të martën në mesditë do ta ndërpresë plotësisht linjën e komunikimit mes autoriteteve të të dyja vendeve si dhe linjat e tjera të komunikimit, shkruan “The Guardian”.

Ky paralajmërim duket hap i madh prapa në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në vitin 2018, liderët e të dyja vendeve i mbajtën tri samite, të cilat u vlerësuan si shenjë e përmirësimit të raporteve.

Megjithatë, Koreja Veriore e ndërpreu në masë të madhe kontaktin me vendin fqinj pas dështimit të samitit me presidentin amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar në Hanoi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here