Ironizon Abilekaj: Rama krenohet se mori borxh 650 mln euro, por harron se jemi të parët në rajon…

0
86

Shqipëria ka arritur të emetojë një eurobond 7- vjeçar me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%.

Kryeministri Edi Rama reagoi me triumfalizëm pas këtij lajmi. Sipas kreut të qeverisë, përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: “Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!”

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri sulmon edhe opozitën që sipas tij “nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.”

Ndërkohë analisti Enton Abilekaj e komentoi me ironi lajmin.

“Kryeministri ka të drejtë, jemi të parët në rajon… për borxhin e jashtëm në raport me PBB. Jo se nuk ishim, po Eurobondi na dha një avantazh të jashtëzakonshëm,” shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here