I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se Rama e pranoi marrëveshjen nga presioni i ndërkombëtarëve.
Vasili: Nga Brukseli në Berlin Edi Rama ka pasur një bllok të pakapërcueshëm dhe i është thënë qartë se nëse bën këtë hap dhe bën si në 30 qershor, pasojat do të jenë nga më të rëndat dhe kanë të bëjnë me fatin politik të gjithë Shqipërisë. Dhe nga një presion opozitar në bllok.