New York, ashtu si shumë pjesë të tjera të SHBA, është përfshirë nga protestat anti-raciste.
Një banor i Buffalo, i shqetësuar nga dëmet dhe papastërtia e krijuar prej tyre, mori përsipër sistemimin e qytetit të tij.
Antonio Gwyn Jr. u zgjua në orën 2 të mëngjesit dhe nuk ndaloi së pastruari për 10 orë të tjera. Kur organizatat vullnetare erdhën në vendngjarje, panë se një pjesë e mirë e punës kishte mbaruar tashmë.
Kjo vepër heroike e djalit nuk mbeti pa u shpërblyer. Një biznesmen vendosi t’i dhuronte atij makinën e tij sportive, kabriolen e kuqe 2004 Mustang.
Kjo u zbulua të ishte më domethënëse për djalin se sa biznesmeni kishte menduar, pasi të njëjtën makinë ngiste mamaja e djalit, e cila kishte ndërruar jetë në 2018.
Djali fitoi gjithashtu një bursë nga Medaille College në Buffalo.