Ish-deputetja flet për Reformën Zgjedhore: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në Fax News foli ne lidhje me marrëveshjen për Refromën Zgjedhore, ku ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e sistemit.

“Nuk e di pse ju është krijuar kjo bindje. Ndryshimi i sistemit ka qenë një prej propozimeve.

LSI ka vite që ‘bërtet’ për ta ndryshuar.

Ai që nuk e do ndryshimin e sistemit më shumë është Edi Rama. Është e qartë se ai nuk dëshiron vetë që ta ndryshojë këtë sistem.

Për momentin mendoj se duhet një studim i thelluar. Gjykoj se ndryshimi i sistemit ka qenë totalisht në dorë të Edi Ramës.

Edhe me listat e hapura janë lidershipët e këtyre partive që çojnë emrat, ana tjetër e medaljes është që janë qytetarët ato që votojnë.

Ne jetojmë në një vend të varfër që janë të rrethuar nga njerëz që kanë dëshirën për të blerë votën.

Mendoj se për shumë arsye është e nevojshme, pro mendoj se duhet një studim i thelluar konkret dhe në terren, një projekt pilot fillimisht dhe pastaj në të gjithë vendin.”- tha Caka.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko