Shi dhe rënie temperaturash në Shqipëri…

0
122

Qëndra e presionit të ulët atmosferik do të sjellë reshje shiu dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E premte, dt 5 qershor 2020Moti do të jetë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar në të gjithë vendin.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 11/21°C

Zonat e ulëta 10/26°C

Zonat bregdetare 16/24°C

Kosova për ditën e premte:

Moti do të jetë me vranësira rreshje shiu lokale në mesditë. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 22°C gradë Celcius.

E shtunë, dt 6 qershor 2020

Moti do të jetë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 13/22°C

Zonat e ulëta 12/27°C

Zonat bregdetare 15/24°C

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here