Gjashtë ditë diskutime për reformën zgjedhore: Ecuria e konsensusit për administrimin zgjedhor

0
87

Gjashtë ditë diskutimesh intensive, ku të gjitha palët bënë lëshime në fund, sic tha edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, për të mirën e Shqipërisë.

Kjo eshte kronologjia e ngjarjeve deri ne arritjen e marreveshjes midis paleve.

E dielë 31 Maj 2020:

1. PS vendosi vijë të kuqe për reformën zgjedhore depolitizimin e komisioneve zgjedhore, për të zëvendësuar komisionerët e opozitës me punonjës të administratës publike, sipas një sistemi aplikimi me thirrje të hapur për cdo qytetar.

2. PD e kundërshtoi prerë, me argumentin që komisionet do të mbushen me punonjës të administratës që do të detyrohen të aplikojnë. Administrata publike është e politizuar ishte pretendimi i PD dhe kërkesa për depolitizim është e papranueshme për opozitën.

3. PS këmbënguli me pretendimin se depolitizimi është kërkesë e OSBE/ODIHR dhe komisionet duhet të përbëheshin nga 5 anëtarë të zgjedhur me short nga KQZ, në bazë të aplikimeve të lira të qytetarëve.
4. PD vuri kusht të panegociushëm identifikimin biometrik në 100 përqind të qendrave të votimit. PS refuzoi pranimin e identifikimin biometrik 100 për qind, por vetëm në 20 për qind të qendrave të votimit.

E hënë 1 Qershor:

1. Ambasadorët i kërkuan Lulzim Bashës të pranonte depolitizimin e administratës zgjedhore sipas propozimit të PS, në këmbim të identifikimit biometrik 100 përqind.

2. Lulzim Basha nuk pranoi të hiqte dorë nga garancitë që opozita ka në komisionet zgjedhore, duke bërë të qartë që Edi Ramës nuk mund t’i besohet administrimi i zgjedhjeve. Ambasadorët kërkuan që PD të prezantonte një formulë alternative nga ajo që kishte propozuar PS.

E martë 2 Qershor:

1. PD ofroi mundësinë e gjetjes së një formule të re për zgjedhjen e komisionerëve, po me propozim të partive politike, por që rriste profesionalizmin e tyre. PS e refuzoi duke vënë si kusht të panegociueshëm depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

2. PD këmbënguli tek identifikimi biometrik dhe PS pranoi që të realizohej 100 përqind nëse kjo ishte e mundshme sipas vlerësimit teknik të KQZ dhe ekspertëve ndërkombëtar. Qeveria mori përsipër të vendos në dispozicion fondet e nevojshme në kohë për realizimin e identifikimit biometrik.

E mërkurë 3 Qershor:
1. PD pranoi depolitizimin e komisioneve, duke kërkuar që 3 komisionerë të jenë të depolitizuar, por me kushtin që 172 mijë punonjësit e administratës publike të jenë të përjashtuar nga aplikimi, dhe 4 anëtarë pa të drejtë vote, nga të cilët 2 mazhoranca dhe 2 opozita.

2. PS pranoi vetëm formulën e ndarjes në përbërjen e komisioneve, por refuzoi kushtin që 3 anëtarët të mos vijnë nga administrata publike. Refuzimi nxorri zbuluar qëllimin e PS që të mbushte komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike.

3. Ambasadorët ofruan si zgjidhje të mesme, që përjashtimi për 3 komisionerët e depolitizuar të jetë vetëm për ata që janë punësuar në vitin e fundit përpara datës së zgjedhjeve.

4. Ky propozim u konsiderua si formulë kompromisi, por nuk u pranua nga PD.

E enjte 4 Qershor:
1. Çështja u mor në dorë nga Komisioni Europian, i cili kërkoi jo vetëm konsensus, por edhe ruatjen e garancive për opozitën në zgjedhje. Edi Rama në Kuvend shprehu nervozizëm për përfshirjen e Bashkimit Europian në këtë proces, duke e cilësuar si të paprecedentë.

2. Në mesditë, Ambasadorët i ofruan PD dy zgjidhje të reja si formula të mundshme kompromisi, të përgatitura nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, njëra prej të cilave ishte: “Kryetari në komisionet zgjedhore, që është i vetmi që ka rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga rradhët e administratës publike, ndërkohë që 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Përjashtimisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale edhe 2 ndihmësit nuk duhet të ishin punonjës të administratës publike.”

E premte 5 Qershor:

1. Në orën 10:30 në mëngjes PD njoftoi Ambasadorët se bazuar në propozimin e ri të Delegacionit të BE-së të datës 4 Qershor, Opozita pranon opsionin e propozuar sipas të cilit: “Kryetari në komisionet zgjedhore, që është i vetmi që ka rol vendimmarrës, nuk duhet të vinte nga rradhët e administratës publike, ndërkohë që 2 ndihmësit pa të drejtë vote mund të ishin punonjës të administratës. Përjashtimisht për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale edhe 2 ndihmësit nuk duhet të ishin punonjës të administratës publike.”

2. PD njoftoi për këtë Komisionin Europian, vendet anëtare të BE dhe Presidentin e Republikës.

3. 1 orë më vonë ambasadorët njoftuan se PS e refuzon këtë opsion të pranuar nga PD dhe se PS ka një propozim të ri: PS heq dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, duke pranuar që përbërja e komisioneve të mbetet siç është aktualisht në ligj.

4. Ambasadorët propozuan që në ligj të depolitizohen komisionet me efekt pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale, por për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, komisionet të mbeten sic janë aktualisht. Depolitizimi hyn në fuqi në zgjedhjet e vitit 2025. Për këtë kërkuan dakordësinë e palëve.

5. PD njoftoi në orën 14:30 se është dakord me këtë propozim.

6. PS njoftoi që është dakord me këtë propozim në orën 16:00.

7. Palët u dakordësuan për mbledhjen e Këshillit Politik për në orën 19:30.

8. Pas 70 minutash mbledhje u firmos marrëveshja me 12 pika nga të gjitha palët. Në të thuhet se u arrit marrëveshja për administratën zgjehdore por s’pati konsensus për ndryshimin e sistemit./Ballkanweb.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here