Një nga njerëzit e parë që ka mësuar për idenë e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë diplomati Mal Berisha. Në emisionin “HARD TALK” nga Roland Qafoku, tregoi se e ka mësuar këtë nga Hashim Thaçi.
-Cili është mendimi juaj për atë që njihet edhe si këmbimi i territoreve?
-Unë jam plotësisht kundra atij. Mund të jem nga njerëzit e parë që e kam marrë vesh këtë dhe e kam marrë nga Hashim Thaçi.
Si ju kam thënë?
-Më ka thënë që “Kemi një plan të marrim Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjen dhe kjo punë u kry, ne do t’I marrim ato.”
Dhe unë i kam thënë: “Nëse ju arrini ta bëni këtë, por pa ndonjë kosto, nëse ju gjoksin e majtë e keni të mbushur me dekoratat e luftës, të djathëtn do t akeni me dekoratat e një patrioti.”
“Do ta marrim se s’bën”, më tha.