Bamir Topi: Domosdoshmëri, të ketë rrotacion politik

0
250

 

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në studion e Abc News komentoi situatën politike në vend. Mes të tjerash Topi u ndal edhe tek opozita. I pyetur nëse ka ardhur koha që Lulzim Basha të bëjë atë që bëri Sali Berisha në vitin 2005, një “mea-culpa”, sipas Topit, ai ishte një veprim inteligjent i ish-kryeministrit. “Ishte një veprim inteligjent i Berishës në atë kohë. Ky pra është lideri. Problemi është kush më njeh tek unë mbizotëron argumenti, ti jap tjetrit atë që i takon. Në rast se opozita po shkon në mënyrë kaotike është se jo se nuk ka lider, por ka dy. Në atë kohë lider kishte interesa të qarta të vetat. Madje e quajti hapje. U bashkuan të gjithë. Në rastin konkret situata është më e rëndë. Nuk po e lënë të luajë rolin e kryetarit dhe ky është faji i zotit Basha.”. 

Për Bamir Topin ka ardhur koha që duhet të ketë rrotacion politik. Ndërsa shton se opozita ka probleme të jashtëzakonshme. “Është domosdoshmëri të ketë rrotacion politik. Vetë opozita ka probleme të jashtëzakonshme. Kur them se është e domosdoshme të ketë rrotacion duhet të japë shenja”, tha Topi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here