Shefi i policisë i kthehet presidentit Trump: Nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, heshtni

0
115

Shefi i policisë së Huoston, Art Acevado, bëri një deklaratë befasuese të martën ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, për protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin, pas vdekjes së George Floyd.

“Më lejoni t’ia them vetëm këtë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të shefave të policisë: Ju lutem, nëse nuk keni asgjë të dobishme për të thënë, mbajeni gojën mbyllur”, tha Avecado gjatë një transmetimi live.

Sipas mediave të huaja, ai iu përgjigj deklaratave të Trump, i cili tha para disa ditësh, t’i dominojnë protestuesit dhe i quajti qeveritarët të dobët ndaj situatës.
“Kjo çështje nuk ka të bëjë me dominimin. E rëndësishme është t’i fitojmë zemrën dhe mendjen njerëzve”, u shpreh ndër të tjera shefi i policisë./CNN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here