Mesazhi i Bashës për qeverinë e re të Hotit: Konsolidimi i shtetit, jetik për paqen dhe integrimin e rajonit, PD përherë krah Kosovës

0
130

Parlamenti i Kosovës konfirmoi sot qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK.

Qeveria e re është një koalicion midis LDK-së, e cila ka 28 deputetë, Nisma Socialdemokrate, NISMA, me katër deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, me 13 deputetë dhe Lista Serbe me dhjetë deputetë.

Kete zhvillim me te fundit nga shteti fqinj e ka komentuar edhe kreu i PD Lulzim Basha, ku nder te tjera thekson se Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë përherë në krah të Kosovës, dhe në krah të qytetarëve të saj.

 

Mesazhi i Kryetarit Basha per qeverine e re te Kosoves:

Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here