EMRAT/ Ngjarje e rëndë në Kosovë! Shembet dheu në minierë, humbin jetën dy punëtorë

0
136

Dy persona kanë humbur jetën dhe të tjerë kanë marrë lëndime të lehta, si pasojë e shembjes se dheut në minierën e Artanës.

“Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehetar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve. Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur. Nga ky aksident nuk kanë mbetur punëtorë të tjerë mbetur brenda i ngujuar”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS-it.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here