Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit për një raport të Qendrës Evropiane të Drogave, sipas të cilit paralajmërohet se prodhimi i kanabisit në Shqipëri, do të rritet në muajt e ardhshëm, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim ‘online’ me drejtorin e policisë Ardi Veliu, prefektët dhe drejtorët e policisë në të gjitha qarqeve në vend.
“Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe”, pranoi ai për herë të parë situatën e kanalizimit të vendit këtë vit.