Aksidentohet rëndë shqiptari në Itali, ja gjendja shëndetësore e 23-vjeçarit

0
121

Një i ri shqiptar ka përfunduar në spital në Itali, pasi u përfshi në një aksident të rëndë në tren. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në orën 22:30 në stacionin në Brescia.

Pasi kishte zbritur në platformë, 23-vjeçari kishte kujtuar se kishte harruar çantën e shpinës në tren, ndërsa teksa nxitonte ta merrte, u tërhoq zvarrë.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar u tërhoq për disa metra zvarrë, ndërkohë që një ambulancë e dërgoi atë në spital. Mësohet se gjendja shëndetësore e shqiptarit paraqitet e rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here