Tym i zi nga Këshilli Politik?! Përfundon mbledhja pa marrëveshje

0
21

Ka përfunduar mbledhja e këshillit politik, por burime nga mbledhja bëjnë me dije se nuk janë arritur dakordësitë e kërkuara. 

Në deklaratën e tij për mediat jashtë ambjenteve të Pallatit të Kongreseve, përfaqësuesi i PD në këtë tryezë, Oerd Bylykbashi u shpreh ndër të tjera se PS nuk ishte e gatshme për konsensus. PS sipas Bylykbashi duhet të marrë kohë që të kuptojë se nuk do jetë Kolegji Zgjedhor dhe KQZ prona e saj që do certifikoje zgjedhjet. Administrimi i zgjedhjeve sipas Bylykbshit nuk mund të jetë fals me komisionerë të maskuar si të pavarur. “Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik. Jemi të gatshëm të gjemë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjepje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t’i japim kohë PS pse nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor për të përmbyllur tabelën e rezultateve, se pse KQZ nuk mund të jetë ai institucion i turpshëm, jemi para një model të ri, por nuk mund të jetë ai pronë e PS. Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% biometrik. Kur të kemi kompromis mbi këto çështje, ne mund të punojmë për Reformën. Biometrika është e lidhur me administratën, por këto janë të lidhur edhe që nuk mund të jenë nën kontrollin e KQZ apo të gjykatave. Këto shtylla të rëndësishme janë të lidhura”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, Petrit Vasili ka akuzuar Partinë Socialiste se kërkon që të zhdukë “çdo garanci të kontrollit efektiv të zgjedhjeve”. “Nëse identifikimi biometrik nuk kryhet, pa një garanci të tillë nuk mund të ecet me elemente të tjera. PS kërkon 100% të administrimit të komisioneve. PS kërkon të zhdukë çdo garanci të kontrollit efektiv të zgjedhjeve. Ne nuk lëshojmë nga garancitë bazike”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here