Ralf Gjoni, si me lista të hapura, si me të mbyllura, vetëm një votë e ke të sigurt! Madje dhe atë mund ta hedhë për Rudinën

0
9

Deputeti i moçal opozitës, Ralf Gjoni, ka dalë sot me një thirrje në mbështetje të listave të hapura, duke i kujtuar LSI-se, partisë nga ku ai përfitoi mandatin, pas dorëzimit nga ish-deputetët e kësaj force, që të zbatojë më së paku këshillat e Presidentit.

“Sot më takon të përshëndes qëndrimin kurajoz të Presidentit të Republikës në mbështetje të listave të hapura dhe të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli. Uroj me zemër që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj”, shkruante sot Ralfi. 

Kjo këshillë me doza ironie në fakt duket e tepërt kur vjen nga Gjoni. Mirë atyre deputetëve që kanë elektorat dhe duan lista të hapura, po ty more Ralf ç’të duhet ky sport?!

Ja dhe reagimi Briseda Shehajt:

“Ky me lista të hapura dhe të mbyllura vetëm votën e tij merr, rrezik dhe atë mund ta hedh për Rudinën, me bojë dhe pa bojë fare biles”,- shkruan në një postim në Facebook, Shehaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here