Maliqi: Siguroj se kryeministri i ka ditët e numëruara në pushtet! Ambasadorja të flasë hapur, Rama i vetmi pengues i Reformës…

0
94

Deputeti i pavarur në Kuvend, Lefter Maliqi në një intervistë për STANDARD ka folur per situatat e fundit ne vend. Deputeti i opozitës parlamentare shpërthen në akuza ndaj qeverisë dhe vetë kryeministrit. Ai shprehet se: Kryeminstri i ka ditet e numeruara per krizen e rende ekonomike ,politike per keq  qeverisjen, krimin, korrupsionin, drogen etj…

Intervistoi Romina Vako

1- Meta publikoi mesazhet e një diplomati të huaj për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, cfare mendimi keni ju per kete pjese?

Mesazhi i publikuar nga Presidenti per nje diplomat te huaj tregon se Presidenti qendron mbi palet dhe sheh primare interesat e vendit dhe mbrojtjes se Kushtetutes dhe jo marrveshjet e fshehta kundra interesave te Shqiptareve. Veprimet e Presidentit kane qene institucionale dhe ne beteje te forte me vendimet e paligjshme te Qeverise dhe Parlamentit te kapur nga Rilindja. Dua te shpreh bindjen e plote qe cdo vendim i Presidentit ka qene ne perputhje me interesat e vendit, mosdekretimi i disa ligjeve antikushtetuese te evituara nga Parlamenti, mosdekretimi i Ministrit te Jashtem, ankimimet ne Gjykaten Kushtetuese, kallzimi ne Spak per veprimet abuzive te KED (Dvoranit) manifestimi madheshtor i 2 Marsit tregon forcen, maturine, pjekurin politike, aftesin drejtuese te Presidentit si njeri i zgjidhjes se krizave dhe i konsesusit politik per interesa te vendit dhe integrimit Europian. Sqaroj se Presidenti mbetet i vetmi rrezik i Kryeministrit mosmirenjohes i cili me intrigat e tij duke perdorur deputetet, mediat, ndonje deputet te opozites se re, perhap panik kundra Presidentit per ta shantazhuar dhe ulur imazhin e tij ne vend dhe tek nderkombetaret, gjithe perbaltja ndaj Presidentit eshte loje e kulisave te KM aktor deshtak! Ka qene Meta ai qe i ka dhene doren, mbeshtetjen Rames ne situatat e tij te veshtira si ne 2007 ku e mbeshteti dhe u be kryetar bashkie ne Tirane dhe ne 2013 ku me votat e LSI fitoj pushtetin.  Kryeministri i ka ditet e numeruara per krizen e rende ekonomike, politike per keqqeverisjen, krimin, korrupsionin, drogen, ç’popullimin, panikun, varferin, pasigurin, kapjen e institucioneve, dhunen policore, shkaterrimin e Teatrit dhe te pronave etj. Qeveria per krizen ekonomike ska cben me se e shkaterroj biznesin e vogel dhe te madh dhe eshte peng e Oligarkeve. Zgjidhja e vetme per krizen mbeten zgjedhjet dhe rotacioni politik i cili eshte i pakthyeshem.

2- Në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane, cfare mendimi keni?

Ne lidhje me deklaratat e ambasadores Amerikane jam shume dakort por ajo duhet ta vere gishtin drejtperdrejte te Rama si njeriu qe ka kapur Reformen ne Drejtesi dhe po e pengon ate. Ai me intrigat e veta vendosi besniket e Rilindjes ne KED, KLP, KLGJ, zgjodhi prokurin e pergjithshem, ispektorin e larte te pergj te drejtesise lidhje me deputetet e Rilindjes, po keshtu nderhyri ne emerimet e SPAK, sic po nderhyne per kapjen e Gjykates  Kushtetuese. Pra, Ambasadorja Amerikane duhet te shoh te vertetat dhe te jete ne krah te shqiptareve te cilet  jane te paret dhe mos te kete asnje ndikim nga informacionet, letrat qe i dergon Rama nepermjet segmenteve qe i perdore ne cdo krah dhe shpif kundra imazhit te Presidentit dhe opozites.

Shkurt, Rama mbetet e keqja me e madhe e Shqiptareve te cilet i ka futur ne panik e terror dhe vetem aktron por ne te vertete e mbushi Shqiperine me droge, rriti cmimet, taksat, 10-fishoj kostot e tenderave per oligarket, perdor policine politikisht duke dhunuar artist, gazetare, fukarenjt, shoqerin civile, opozitaret etj…Zhvilloj zgjedhje moniste lokale, kapi drejtesine, parlamentin, ka kryer krim elektoral e plot shkelje te tjera flagrante.

4- Policia e Shtetit u përfshi në episode dhune, duke përdorur forcë ndaj qytetarëve dhe artistëve. Pervec kesaj u vunë re disa police me maska që i mbulonin gjithë fytyrën, si edhe të tjerë që kishin hequr nga uniformat e tyre numrat e identifikimit. Kometi juaj per kete pjese?!

Lidhur me veprimet e policise se shtetiit, ju sqaroj se veprimet per shembjen e Teatrit ne erresire ne kohe fatkeqesie e pandemie ishin antiligjore, anti kushtetuese, banditeske dhe çnjerzore. Forcat e Reneas ne operacionin e prishjes se Teatrit me armati deri ne dhemb, perdorimi i tyre perben veper penale pasi ato perdoren vetem per neutralizimin e terroristeve dhe te pengmarrresve ,ata qe kane dhene urdher per dergimin e tyre duhet te pergjigjen para ligjit, sepse artistet, gazetaret, ish-deputetet, studentet nuk jane terroriste qe te futesh forcat speciale kundra tyre sepse perben krim te rende. Policia po perdoret politikisht, kemi pare dhjetra police pa numra identifikimi, qe do te thote mund te jene te rekrutuar, veprimet e dhuneshme ndaj grave, nenave, te femijes 14 vjec, veprimet e turpshme duke ngacmuar vajza ne mes rruges me makine e unifirme policie. Perdorimi i gazit lotsjelles ne prinat e tyre ne ‘Astir’ dhe tek ‘Bregu i Lumit’ kundra pleqeve grave e femiljeve jane veprime te turpshme dhe te denueshme. Miratimi i KCK ishte dhe eshte show dhe perdoret si mjet presioni ndaj krimineleve te lire qe te mbeshtesin Rilindjen ne fushate. Pergjimin qe duan ta kalojne me ligj eshte forme e sigurimit te shtetit anti ligjor dhe shkel te drejtat e njeriut dhe merr kopetencat e Prokurorise dhe Spakut. Krijmi i Komitetit anti krim nen drejtimin e Lleshit ku do kete nenvartesi prokurorin e pergjithshem e spakun tregon shenja te kapjes perfunditare te drejtesise nga politika dhe instalimin e ditatures. Dalja ne pension e policeve 55 vjec dhe puna e detyruar pas refirme me 700 ore ne vit tregon krijimin e shtetit policor. Koha per Revolucion Demokratik ose per nderhyrje te nderkombtareve per marrveshje per zgjedhje. Virusi Covid-19 nuk eshte asgje perball virusit te Surrelit i cili i ka vrare dhe po i vret cdo dite shqiptaret me panik stres, terror, dhune policore, krim, korrupsion, papunesi etj…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here