Kryemadhi për Këshillin politik: Unë dhe Basha s’kemi ndonjë shpresë të madhe nga reforma zgjedhore

0
123

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në “Çim Peka LIVE” përballë një paneli analistësh, është shprehur se, vendimet e opozitës janë në unison.

Sipas saj, ajo dhe kreu i PD nuk kanë ndonjë pritshmëri të madhe nga reforma zgjedhore

“Unë dhe zoti Basha nuk kemi ndonjë shpresë të madhe se reforma zgjedhore do të sjellë atë që presin shqiptarët. Prej katër orësh është diskutuar për identifdikimin biometrik, nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, rolin e policisë në procesin zgjedhor. Edhe me partnerët ndërkombëtarët, edhe në biseda informale, identifikimi biometrik është i domosdoshëm. Rasti i Krujës ku 600 emigrantë kanë votuar në 2017-ën dhe dosja u mbyll. Ai luante ‘e kuqe e zezë’ në Las Vegas dhe votoi.

Pastaj vijmë në rolin e policisë, akoma pa u tharë lotët dhe pa ikur shenjat e dhunës te teatri, unë shpresoj që reagimi të vijë nga ata që besojnë vetë te Edi Rama, unë nuk kam besuar dhe nuk kam pse besoj,. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme, që në nëntor me këshillin politik. Nesër në mëngjes do të paraqiten edhe kërkesat e partive të koalicionit opozitar”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here