Edi Rama mban fjalimin mallëngjyes nga ERTV: Unë nuk vjedh, por jetoj për të punuar!

0
418

Kryeministri Edi Rama,nepermjet nje mesazhi në ERTV, ka sqaruar se ka vendosur të shpallë fitoren mbi Covid-in dhe të rihapë Shqipërinë.

Ndër të tjera, Rama  u shpjegonte shqiptarëve se ai nuk vjedh, por punon shumë dhe me pasion.

“Unë nuk vrās, nuk vjēdh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës. Unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar!

Sikur të mos e jetoja këtë punë si një mision për vendin e stërgjyshërve, gjyshërve dhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve të mi si një privilegj të jashtëzakonshëm për të ndihmuar sa më shumë njerëzit dhe kuruar sa më shumë plagët panumërta të këtij vendi, nuk do duroja një minutë jo më ditë për ditë lukuninë e faunës së larmishme të xhunglës politike dhe mediatike.

Nuk kam lindur në kallëpin e politikanit dhe as nuk dua të vdes brenda atij kallëpi”, tha ndër të tjera Rama.

Këto deklarata, ku Edi Rama deklaron pafajsinë pa e pyetur njeri, ndodhin veçanërisht në momente delikate për kryeministrin. Kujtojmë që në dhjetor 2018, gjatë protestave të studentëve, Rama doli në një emision televiziv, vendosi fytyrën përpara kamerës dhe deklaroi me bindje: “Unë nuk jam drōgaxhi, nuk kam vjedhur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here