Rritet numri i personave që preken nga kanceri i tiroides, mjekët: Kërkoni ndihmën e specialistit…

0
117

Mirëfunksionimi i gjendrës tiroide ndihmon në zhvillimin e trurit kryesisht gjatë tre viteve të para të jetës. Një nga arsyet kjo që në ditën botërore të tiroides vëmendje e veçantë i  kushtohet më të vegjëlve.

 “Çdo 3500-4000 mijë lindje një bebe lind me pathologji të gjendrës tiroide. Këtu lind nevoja e kontrollit që bëhet tek të porsalindurit, për tu kapur në kohë në mënyrë që të fillohet menjëherë trajtimi  dhe kjo të mos ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës pasi dihet se gjendra tiroide ndihmon në zhvillimin e trurit sidomos gjatë tre viteve të para të lindjes”, është shprehur mjekja.

Prevalenca e sëmundjeve të gjendrës tiroide sipas mjekes endokrinologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Blertina Dyrmishi rritet me moshën.

Ndërsa shkak për problemet e tiroides është gjinia. Femrat janë 10 deri në 15 herë më të predispozuara se meshkujt për tu prekur prej tyre. Niveli i jodit që marrim dhe sëmundjet e tjera.

Pathologjitë më të shpeshta të gjendrës tiroide janë hypotiroza, hipotiroza dhe strumat nodulare. Vitet e fundit ashtu si në të gjithë botën  ka një rritje të rasteve me kancer të gjendrës tiroide. Duke qënë se është dhe një nga format më të shpeshta të karcionomave me origjinë endokrine. Janë të rëndësishme për tu zbuluar që në stadet e para sepse diagnostikimi sa më i hershëm i tyre nuk ndikon në jetëgjatësinë finale të personave,”ka thënë ndër të tjera mjekja Dyrmishi.

Ndërkohë mjekët thonë se 2% e grave shtatëzëna preken nga hipotiroidizmi, pathologji kjo që sipas tyre mund të çojë në abort.

Prandaj ato apelojnë që në rastin më të parë që vënë re se  ndryshime të gjëndrës tirodie të paraqiten tëk mjeku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here