Kurti: Teatri Kombëtar u rrethua si Kulla e Jasharajve, ka politikanë që bashkëpunojnë me Beogradin

0
183

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës  është në të njëjtën linjë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta se lobi serb dhe ai prorus në SHBA lidhen me zhvillimet dhe tensionet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një lidhje direkte nga Prishtina me emisionin “A-Shoë” të gazetarit Adi Krasta në Syri Televizion, kryeministri i Kosovës Kurti u shpreh se ne Kosovë dhe Shqipëri ka politikanë që kanë qasje bashkëpunimi me Serbinë, duke iu referuar kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci.

Kurti foli për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se u dënua me vdekje në gjyq nga një qeveri që favorizon privatin në dëm të shtetit. Ai u shpreh se Teatri u rrethua si kulla e Jasharajve.

Këtë javë pritet vendimi i Kushtetueses për fatin e qeverisë së Kosovës dhe Kurti pohoi se do ta njohë këtë vendim nësë është në përputhje me kushtetutën.

Ai akuzoi Thaçin se po ushtron trysni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti akuzoi Presidentin Thaçi se tentoi të përdore pandeminë për të kyer puç dhe marrë drejtimin e FSK-së, ndërkohë për aleancën fluide me Vjosa Osmanin për të cilën nuk i kurseu lëvdatat nuk mohoi një bashkëpunim në të ardhmen

Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për ish ngarkuarin e Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ku i kujtoi se asnjë zyrtar amerikan nuk e njeh më mirë Serbinë se Kosova.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here