Fuga: Teatri u shemb, pasi urrehet arti i tij, u rrëzua drama dhe u shpartallua trupa teatrale

0
109

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, profesori Artan Fuga u shpreh se teatri u prish pasi ekziston një urrejtje ndaj artit të tij.

Artan Fuga: Sa i takon Teatrit, unë mendoj se është urrejtje ndaj Teatrit. Nuk është PPP-ja, as pronat dhe as interesat, këto janë sekondare. Për mua është urrejtja e Teatrit, si një formë demokratike e vjetër që i ka qëndruar shekujve. 

Ngjitur me Teatrin, është një ndërtesë që është bërë si nuse, është rregulluar. Si është e mundur që Teatri ngjitur prishet, ndërsa kjo ndërtesë rregullohet. Pse do ta fillonin me Teatrin, se ka vende pak më tutje. 

Kjo çështje ka 20 vite që vazhdon, i mbivendosen çështjet e sotme. Në thelb është urrejtja për artin e Teatrin. Teatri u rrëzua pasi u rrëzua drama dhe u shpartallua trupa teatrale dhe fjala shqipe nga autorë shqiptarë. Shiheni Teatrin ku ka përfunduar edhe në rrethet e tjera. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here