Shemsi Prençi reagon ashpër: Vijën e kuqe e shkele bashkë me banditin Leshi! E treguat veten se jeni pinjoll diktatorësh…

0
76

Ish-kreu i Emergjencave, Shemsi Prençi i ka kushtuar një status të gjatë Edi Ramës duke e etiketuar si ‘zullumqari kryeministër’ ndërsa i ka kujtuar se dhùnën ndaj artistëve dhe përdorimin hapur të policísë nuk kanë guxuar të bëjnë as ‘etërit’ e kastës së pushtet.

Prençi i ka kujtuar dhe një episod në kohën kur ishte drejtues i forcave speciale, 9 vjet më parë ndërsa refuzoi një urdhër nga ministri i brendshëm i atëhershëm për të ndërhyrë në një miting të socialistëve.

“Juve o i zullumqari Kryeministër, ju kujtohet mjaftë mirë sepse ishit në një aktivitet politik në Elbasan dhe shpejtë rrëmbyet mikrofonin dhe filluat të bëni politik me qëndrimin ligjor që unë kisha mbajtur në detyrë..! Si sot më kujtohet kur e pashë në lajme tek gërthitje: “Jam befasuar me kurajën e një oficeri të lartë të policisë që nuk ka zbatuar urdhrat arbitrarë të paligjshëm të Ministrit Brendshëm për të dhunuar socialistët e Kamzës me forcat speciale të policisë”..!

Dhe pastaj vazhdoje se si do ndërtoje policinë kur të vije në pushtet…!”, shkruan Prençi. Ky i fundit gjithashtu i ka kujtuar Ramës dhe vijën e kuqe të cilën tashmë e shkeli pasi dhunoi artistët dhe aktivistët me ‘Policinë që doni’.

Reagimi i plotë:
Vijën e kuqe e shkele bashkë me banditin Sandër Leshi me 17 maji, tek urdhërove “policinë që doni” , për të dhunuar artistët dhe aktivistët e Shoqërisë Civile..!
E treguat veten se jeni pinjoll diktatorësh, pinjoll xhelatësh, pinjoll bolshevikësh, të pa korigjueshem.!

Nuk ishte rastësi, pasi e kishit pjekur në mendje prej kohësh o “artist” i veçantë i racës tënde që artin dhe artistët, kurrë nuk i deshe e kurrë nuk i vlerësove..! Por le ta lëmë këtë muhabet se unë nuk jam njeriu i përshtatshëm për të folur për artin, jo se nuk e njohë e nuk e dua, por sepse kam respekt e mirënjohje për të gjitha gjeneratat e artistëve Shqiptarë, të cilët flasin shumë bukur vetë. Artistët të cilët, na kanë ruajtur buzëqeshjen dhe humorin në këto periudha të vështira, të jetës së vështirë që jetojmë prej injorancës, arrogancës dhe babëzisë tuaj..!

Unë personalisht do të kthehem pas, tek një “aventurë” që kam kryer vetë para plotë 9 vitesh, tamam në periudhën maji-qershor 2011, periudha e fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Mbaja gradën Drejtues i Parë dhe detyrën e Drejtorit të Forcave Operacionale (speciale), në Policinë e Shtetit. Një pasdite qershori marr një urdhër arbitrar me telefon drejt për së drejti nga ish Ministri i Brendshëm i kohës, duke anashkaluat Drejtorin e Përgjithshem të Policisë Shtetit, për të derguar strukturat operacionale në një takim elektoral të Partisë Socialiste në Bathore, Kamëz.

Dije mirë o zollumqari Kryeminister se me vetëdije, profesionalizëm, por dhe me guxim nuk pranova dhe e kundërshtova zbatimin e urdhrit arbitrar, sepse ishte tërësisht në kundërshtim me ligjin “ Për Policinë e Shtetit”, Ligjin “Për Forcat Speciale”, Ligjin “Për Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë”, Ligjin “Për Zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë” dhe të gjitha aktet normative që normojnë veprimtarinë e Organizatës sê Policisë Shtetit. Kjo për faktin se nuk lejohet me ligj, përdorimi i Forcave Speciale në fushata elektorale (vetem me miratim të Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve me urdher me shkrim) dhe vetem atëherë kur ka situata të rënda kriminale ose cënim të rëndë të rendit dhe sigurisë.

Ndërkohë pata përplasje me Ministrin e Brendshëm të kohës që më kushtoi karrierën time në profesionin që kisha zgjedhur 25 vite më parë edhe pse pastaj fitova të gjitha të drejtat ligjore sepse vërtet kisha vepruar me kurajo dhe me profesionalizëm dhe shembulli im i vetëm, shërbeu si një gurë themeli për luftën kundër paligjshmërisë edhe kur urdhrat jepen me arrogancë nga Ministra e Kryeministra..!

Juve o i zullumqari Kryeministër, ju kujtohet mjaftë mirë sepse ishit në një aktivitet politik në Elbasan dhe shpejtë rrëmbyet mikrofonin dhe filluat të bëni politik me qëndrimin ligjor që unë kisha mbajtur në detyrë..! Si sot më kujtohet kur e pashë në lajme tek gërthitje: “Jam befasuar me kurajën e një oficeri të lartë të policisë që nuk ka zbatuar urdhrat arbitrarë të paligjshëm të Ministrit Brendshëm për të dhunuar socialistët e Kamzës me forcat speciale të policisë”..!

Dhe pastaj vazhdoje se si do ndërtoje policinë kur të vije në pushtet…! Në fakt unë nuk i kisha kundërshtuar urdhrin për të bërë politikë, zullumqari i politikës, por për ti shërbyer Organizatës së Policisë që të mos keqpërdoret nga zullumqarët e politikës dhe pushtetit.

Në fakt pas një viti për arsye nga më të ndryshmet, që i kam bërë publike prej kohësh, me dorëheqje u largova nga policia dhe fatkeqësisht u bëra pjesë e fushatës Rilindja në zgjedhjet e vitit 2013 në Dibër së bashku me profesor Shkelqim Cani dhe Rilindasin degjeneruar Ulsi Manja, veprim për të cilin kam mallkuar veten shumë shpejtë dhe ju kam kërkuar ndjesë publike demokratëve Dibran dhe në mbarë Shqipërinë.

Sot “policia që doni”, ju o zullumqari Kryeministër e keni ndërtuar tamam, polici ideologjike që nuk e kanë kurajën time..!
Para plotë 4 vitesh i urdhëruat ju o zullumqari kryeministër dhe i drejtuat në strategjinë e kultivimit të Hashashit dhe Mariuanës në të gjithë Vendin, duke ja prishur imazhin Shqipërisë në gjithë boten.!

Asnjëri prej drejtuesve të strukturave të Policisë Shtetit, nuk ju kundërshtoj platformën qeveritare “prodhim sa më shumë”, por u bënë pjesë e 30 përqindëshit.
Këtë e dini mjaft mirë sepse e keni dëgjuar tek ajo “nxitja e dorëheqjes” sepse jua kishin kërkuar “djemtë problematik” të zgjedhjeve në Dibër tek vartësit tuaj për faktin se unë nuk ndihmoja PS-n në zgjedhjet vendore të turpit 2016..! Besoj ju kujtohet o zullumqar kryeministër se problemi mbërriti edhe te rruga e “Elbasanit” edhe tek OSCE…!

Para 3 vitesh organizatës së Policisë Shtetit ju drejtove me thirrjen: “votoni Partinë Socialiste”, veprim që nuk kishte ndodhur as me baballarët tuaj kaq hapur..!
Në vitin 2020 Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, me autoblinda dhe armatim të rëndë i përdore me vendime dhe urdhra përsonale nga Surreli, për terrorizimin e popullatës në kohën e pandemisë Covid-19..!

Në vitin 2020, në 17 maji i planizuat në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe aktet normative, për mbështetjen e pushtetit vendor për ekzekutimin e vendimeve administrative, natën, jashtë orarit zyrtar, diten e diel, duke vepruar me arrogancë e dhunë në kundërshtim me parimet e proporcionalitetit dhe diskreminimit, kundra artistëve dhe aktivistëve të Shoqërisë Civile..!

Askush prej drejtuesve të strukturave të Policisë Shtetit, nuk vepruan si veprova Unë , Drejtuesi i Parë i Policisë Shtetit “,që ju kisha mahnitur “ 9 vite më parë, por vrapuan dhe garuan se kush ushtron më shumë dhunë ndaj të pambrojturve artistë e aktivistë të Shoqerisë Civile..!

Nuk pyeten për ligjin, nuk pyeten për shembullin që kisha dhënë Unë, për respektimin e ligjit, në një shtet ligjor, nuk pyeten për njollën e zezë që i veshën organizatës së Policisë Shtetit, por vrapuan të bëheshin “të mirë” me drejtuesit politik të Rilindjes, duke ushtruar dhunë natën, jashtë orarit zyrtar, me automatik, duke kërcënuar artistët e Teatrit Kombëtar, aktivistët e Shoqërisë Civile, djem e vajza e të zgjedhur të forumeve rinore të opozitës..!

Ditën e Fiter Bajramit o zullumqari Kryeminister, së bashku me banditin Sander Lleshi i lëshuat si bishat nëpër lokale për terror edhe në zonat e gjelbra, nuk i latë popullatën të pinin një kafe, pas 3 muaj karantinim shembullor dhe një muaj agjërim të mundimshëm..!

Ishin shumë të shëmtuara sjelljet e policisë në Berat ndaj qytetarëve, që luteshin për një kafe në diten e shenjtë të Fiter Bajramit, ndërkohë që Ju o zollumqari kryeministër, tamam si hipokrit, “uronit” besimtarë e besimit muslyman për festën e fiter Bajramit..!

Ndoshta dikush do ti vlerësojë këto veprime primitive, arbitrare, tërsisht politike dhe ideologjike, në kundështim të hapur me ligjim “Për Policinë e Shteti” dhe aktet normative, por vetem në sherbim dhe zbatim të urdhërave arbitrarë, që po ju shijon qeverisja me popull të ndrymë në karantinë sepse kështu ju duket vetja “të fortë”, tamam si baballarër dhe baballarët shpirtërorë.

ICITAP dhe PAMECA, si organizata monitoruese të Policisë Shtetit nga Amerika dhe Evropa, patjeter duhet ta thonë fjalën e tyre, nëse kjo është Policia që i duhet Shqipërisë, apo kjo është Policia që i duhet Rilindjes dhe programit të sajë për të shërbyer në dispozicion të oligarkëve për përfitime marramendëse në një Shqipëri të vogël e të varfë, vetëm e vetëm prej bëmave të udhëheqjes korruptuar…!
Hall të madh paske patur o zullumqari Kryeminister, hall të madh paske patur klysh komunisti (që do i varje në çdo shtyll nga një), hall të madh paske patur o diktator i lindur, hall të madh paske patur o babëzi e poshter…!

Por dije se “xhevahiri” popull e ka një shprehje shumë të bukur për ju të pangopurit: “ fija këputet duke u holluar, ndërsa zullumi këputet duke u trashur”..! Të poshtrit, diktatorët, të degjeneruarit dhe xhelatët vetëm zullume bëjnë dhe askush nuk mundet me i mbrojtur zollumqarët.!
Sotë me veprimet dhe mënyren e qeverisjes prej 7 vitesh dhe mënyren e sjelljes me qytetarër, gazetarët, artistët, administratës, mjekët, sportistët etj, gjithkush ka të drejtë të thotë se :

-qeverisemi prej të degjeneruarve, qeverisemi prej diktatorëve, qeverisemi prej hajdutëve, qeverisemi prej oligarkëve që ndryshojnë ligjin brenda natës për të vjedhur pasurinë shtetërore dhe publike…!

– qeverisemi prej xhelatëve, bijëve të etërve bolshevik e pra jemi popull fatkeq edhe pse fatkeqësinë herë e zgjedhim vetë e herë na e blejnë fatkeqësinë me parat e pista të krimit….!
Deri at’herë do durojmë dhe të frymëzuar nga artistët, shoqeria civile dhe rinia do të luftojmë me shpirt që raca juaj dhe policia që keni ngritur për prishjen e imazhit të Shqipërisë të shuhen.
Demokracia do të triumfojë me çdo kusht dhe nuk do mundet të rrëmbehet nga bijtë e etërve xhelatë..!
Ne jemi Teatri… Ne jemi Shqipëria…Poshtë Rilindja, Poshtë diktatura

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here