‘Njerëzit të mos trajtohen si bagëti’, ish-ministri Solis i ashpër me qeverinë: Po abuzohet me pushtetin!

0
133

Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, ka folur për situatën e COVID-19 dhe u shpreh se, Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminënë aspektin shëndetësor. Në një intervistë në Euronews, Solis tha se situata është përballuar me një kosto të madhe ekonomike.

Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Evropës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike”, tha ai.

Më tej mjeku i njohur i ka bërë kritika qeverisë, duke u shpreh se masat e aplikuara kanë qenë shumë abuzive kundër qytetarëve.

Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se,qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një ābuzim me pushtetin. Që do të bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhra shumë absurd”, u shpreh më tej Solis.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here