Analisti Iljazaj: Platforma e Metës, e pakontestueshme. Përpjekje për të rikthyer rendin e prishur politiko-kushtetues

0
118

Analisti Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 thotë se platforma me 14 pikat e Metës për zgjidhjen e problemeve politike në vend, janë kushtet e lojës për zgjedhjet e 2021.

Po ashtu Iljazaj thotë se 14 pikat janë të pakontestueshme dhe gjithpërfshirëse pasi përfshijnë si mazhorancën, opozitën që ka braktisur institucionet dhe opozitën parlamentare si një realitet i ri në politikën shqiptare.

”E sinqertë në politikë është fjalë e rrallë. I kam lexuar me vëmendje 14 pikat e Metës, i kam studiuar. Gjeta vështirësi t’i kkundërshtoja, ishin të mirëmenduara. Përpjekje për të rikthyer rendin e prishur tashmë politico= kushtetues. Për të përgatitur kushte loje për zgjedhjet e 2021, të pakontestueshme.

Dhe më pas ai që të fitojë zgjedhjet ta meritojë pushtetin pa tension. Ishin dhe gjithëpërfshirëse. E fut opozitën në sistem. Pra të marrë pjesë në procesin në vazhdim të Reformës Zgjedhore. Pra ishte dhe përfshirja e opozitës parlamentare, politika është tripolare. Me një lloj neutraliteti, ai përfshin dhe opozitën parlamentare. Nëse këto merren në konsideratë janë një përpjekje siç i takon një Presidenti për të rikthyer rendin politico- kushtetues. Ky rend mund të jetë edhe faj i opozitës. Rruga për të bllokuar apo për të braktisur të gjitha tryezat e Reformës e çoi opozitën në këtë rrugë që është pa asnjë pushtet. Radikaliteti nuk i funksionoi. Tek pikat e Metës gjeta një tentativë të futë opozitën në system.

Shoqëria me gjithë braktisjen e opozitës nga parlamenti apo zgjedhjet e 2019, nuk u arrit të krijohet një opozitë tjetër.”- tha Iljazaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here