Peka i nxjerr videon e Ramës/ Reagon Meta: Nuk kisha unë miq për të bërë kulla? Tani që je kryeministër e prish….

0
81

Gjatë intervistës së tij për Çim Peka LIVE, presidenti Ilir Meta komentoi edhe fjalën e sotme të kryeministrit Edi Rama në parlament.

“Unë nuk rri në politikë për të kapur kap ça të kapësh, por për të luftuar për bindjet e mia. Nuk jam shumë i zoti për kompromise”, do të shprehej Rama.

Teksa gazetari Çim Peka nxorri videon e vitit 1999, kur ish ministri i Kulturës Edi Rama shprehej se Teatri Kombëtar do të merrej në mbrojtje, presidenti Meta dha këtë përgjigje:

“Jemi 2020, minus 21, 1999. Si shpjegohet që në vitin 2000, në mbledhjen e qeverisë përveç firmës së kryeministrit është e firma e tij? Kur ishe ministër doje ta mbroje, ndërsa tani që je kryeministër e prish. Pse nuk dija unë ta prishja? Nuk kisha unë miq për të bërë kulla?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here