Ndizet keq parlamenti, shpërthen Maliqi: Boll me situata fantazmë. Të shembim me votë Kuvendin

0
4

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi, i cili pohoi se tashmë ka ardhur koha që ky Kuvend të shembet nga votat e shqiptarëve, ka folur ashper rreth shembjes se TK-se ne seancen e sotme parlamentare.

Ai theksoi se duhet të hiqet dorë nga seancat plenare me maska, apo mbledhje online, pasi në protestë qindra policë përqafuan dhe dhunuan qytetarë, dhe nuk i gjeti gjë për shkak të pandemisë.

“Zoti Gjoni s’ke pse mërzitet se pse qesh maxhoranca. Të gjithë e dinë se iu janë errur sytë nga babëzia. Kjo qeveri ka votuar me votat tona shtyrjen e situatës së emergjencës. Ata dhunuan në mënyrë banditeske aktorët e artistët. Boll u bëtë qesharak me maska, ta heqim këtë situatë fantazme. Policët dy mije veta, duke u përqafuar dhe duke dhunuar njerëz. Si ka gjetur gjë. Kjo revoltë, përmbysje do kthehet. Këtij parlamenti i ka ardhur koha që të shembet me vota dhe kjo ditë do të vijë së shpejti.”, tha Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here