“Mos e lini Shqipërinë në dorën e PS”, Rudina Hajdari nxjerr “të palarat” e Rilindjes: Rama i mban për fyti deputetët, të mos mbrojnë Teatrin

0
94

Deputetja Rudina Hajdari, gjatë fjalës në Kuvend, i bëri thirrje shqiptarëve dhe deputetëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e qeverisë.

Hajdari i bëri thirrje edhe opozitës së bashkuar, duke i thënë që të rikthehen në tryezën e Reformës Zgjedhore, pasi për të ka ardhur koha që Shqipëria të mos jetë më në dorën e PS-së.

Ajo u është drejtuar deputetëve socialist pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit.

”Nëse nuk ndryshojmë sistemin e kemi të pamundur që të ndryshojmë një Shqipëri që është vjedhur, fundosur. Çdo gjë ka marrë fund, se e ka marrë peng politika. Sot qytetarët shqiptar duhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për familje, se Shqipëria ka pasuri natyre. Edhe pse jemi një vend i pasur, me naftë, krom, me dete, janë të grabitur nga 5 njerëz. Ti lind me borxhe. Enver Hoxha ka vdekur në 1985, ca po bëjmë ne. Pse nuk e mbron asnjëri nga ju teatri, ju mban me litar prej fyti kryetari i partisë suaj. SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend. E latë Shqipërinë në duart e socialisteve duke braktisur mandatet, hajde të luftojmë këtë vend”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here