Meta: Kur isha kryeministër e mora në mbrojtje, firmosi edhe vetë Rama! E gjithë Europa është e shokuar…

0
97

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, presidenti Ilir Meta ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar, duke e quajtur një akt mafioz dhe anti-kushtetues.

Sipas kreut të shtetit, në vitin 2000 kompleksi i Teatrit Kombëtar u mor në mbrojtje nga qeveria e drejtuar prej tij dhe që është firmosur edhe nga vetë Edi Rama.

“Jam shumë i hapur me ju dhe nuk i refuzoj sfidat sepse edhe më ndjekur në disa maja. Por ju abuzoni menjëherë me këtë detyrim ndaj jush si malësor dhe ngjitës malesh. Kur të ftoni kryeministrin, niseni me kryeministrin, kur të ftoni presidentin, niseni me presidentin. Unë nuk di të bëjë teatër me gjëra që kanë të bëjnë me integrimin e vendit dhe trashëgiminë kultutore. Ky është një akt mafioz dhe i paligjshëm në të gjitha aspektet. Këto i janë dhënë edhe ambasadorëve, të cilët janë të shokuar. E gjithë Europa është e shokuar. Shikoni çfarë thotë “Der Standart”, grusht shteti.

Në 2000 u vendos si pjesë e asamblit kulturor kompleksin e Teatrit Kombëtar dhe u vendos në mbrojtje. Është me firmën e qeverisë të kryeministrit Ilir Meta dhe ministrit Edi Rama. Ka qenë shumë i zellshëm. Nesër mund tua nisë Blushi im. Me video dhe me audio. U vendos të merrej në mbrojtje se po shkatërrohej Tirana. Siç vendosi Ilir Meta edhe për prishjen e kioskave në sheshin Rinia. Edhe para dy vjetësh presidenti këtë qëndrim ka patur. Edhe kur u rrah Edmond Busdina. prandaj presidenti shkoi në Gjyk Kushtetuese për të shmangur konfliktin. Kjo është diçka kombëtare, jo lokale. Ky është Teatër Kombëtar”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here