Maliqi replikon ashpër me Lleshaj: Më kujtonte kriminelët kur isha në polici, në turmë bënin të fortët… Mund të kesh fatin e Tahirit

0
16

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka replikuar me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sa i përket përplasjeve mes policisë dhe protestuesve per mbrojtjen e Teatrit.

Maliqi tha se mënyra e të folur të ministrit, i kujtonte kriminelët kur ishte drejtues në polici. Ai theksoi se forcat RENEA veprojnë vetëm ndaj elementëve terroristë, ndërsa paralajmëroi Lleshajn se mund të ketë fatin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Këtu po shikoni një aktrim të pështirë duke u përdorur gomarë e mamuth ecca nuk po përdoret, disa kanë përfunduar dhe universitetet në perëndim. Më habiti se si fliste ministri me kaq butësi i rendit publik, më kujtonte kur kam qenë në polici, kriminelët që kur ishin në turmë bënin të fortën por ku i kapje bënin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Se unë kam qenë pedagog i taktikës. A ka krim më të pështirë të çosh policinë në mes të natës. Të çosh forcat RENEA, ku lejohet. Forcat e RENEA-s veprojnë vetëm ndaj elementëve terroristë. Kush ishin kriminelët, Budina, artistët? Këta po ju marrin lirinë, po ju marrin pronën. I them zotit Lleshaj mund të kesh fatin e Tahirit apo të tjerëve megjithëse Tahiri u përdor nga beu i Surrelit”, tha Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here