Skandalet nuk ndalen/ I shkon fatura sa “qimet e kokës”, gazetarja i përvishet Ramës: Mbushni arkën e shtetit në kurriz të popullit….

0
137

OSHEE është ákuzuar se po ábuzon me faturat e energjisë elektrike duke mbifaturuar më shumë se sa bizneset apo qytetarët shpenzojnë. Gazetarja e Fax News, Ervina Cepuni ka reaguar áshpër duke thënë se situata e koronavirusit po sjell edhe probleme të tjera që rëndojnë në xhepat e qytetarit. Ndryshe nga muajt e tjerë kur fatura i shkonte 30-50 mijë lekë të vjetra, muajin Prill u faturua me 77 mijë lekë të vjetra.

“Nëse dikush nuk paguan energjinë elektrike, ajo i ndërpritet në mënyrë të menjëhershme. Po në rastet kur kemi mbifaturim 2-fish apo 3-fish cfarë ndodh? Situata e COVID -19 ka sjellë edhe këto problematika ekonomike që duhet të rëndojnë në xhepat e qytetarit.

I dashur kryeministër i vendit si mund të mbijetojmë në këtë kohë pandemie kur kam për të paguar mbifaturimin e institucioneve tuaja, kur më duhet të paguaj qeranë e banesës, kur më duhet të ushqehem dhe kur të ardhurat e mia janë të përgjysmuara për shkak të situatës? Asnjë vend i botës zoti Rama nuk operon me këtë strategji si ju që kërkoni të mbushni arkën e shtetit në kurriz të popullit që cdo ditë perballet me “luftë” (meqënëse kjo është fjala juaj e preferuar) për mbijetesë. Ps …Mos më thoni që do bëhet rishikim i mbifaturimeve dhe do kthehen lekët pas”, tha Cepuni.

Edhe një italian që jeton në Shqipëri dhe zotëron një punishte, e cila këtë periudhë ka qenë e mbyllur pasi jetonte jashtë vendit është ankuar për mbifaturim. Në punishte, i ka shkuar fatura 11530 lekë të reja për muajin Prill, ndërsa në banesën e tij në Kashar i ka shkuar fatuar 8370 lekë të reja dhe energjia elektrike ka qenë e fikur.(A.M/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here