Në aktin barbar prej talebanësh mbi Teatrin Kombëtar, banda e gangsterëve me emrin “Rilindës” është përpjekur të mbulojë me tymin e propagandës këtë akt të radhës mafioz, të grabitjes përmes forcës. Ky ka qenë modeli i përdorur në të gjitha grabitjet mafioze që banda e rilindsave ka përdorur gjatë shtatë viteve të kontrollit të forcës mbi shtetin dhe shoqërinë.
Nga Bujar Nishani.
Gangsterët e bandës dhe veglat mjerane të tyre me gjithfarë emrash (arkitektë, inxhinier, aktorë, administratorë, parlamentarë, gazetarë, politikanë, trafikantë etj.) janë përpjekur ti helmojnë gjakun qytetarëve, t’u bllokojnë trurin shoqërisë, t’i mbyllin gojën normalëve duke gënjyer, trazuar llumin, deformuar të vërtetën.
Teza e tyre më e përsëritur ishte e mbetet se “Teatri Kombëtar ishte një ndërtesë e vjetër që rrezikonte rrënimin, rrezikonte jetën e artistëve, dëmtonte shëndetin e publikut.”
Pamjet e mëposhtëme na tregojnë se si është bota e qytetëruar, civilizuar. Vendi ku qeveris ligji dhe nuk vendos mafia. Shteti ku fuqia është e popullit dhe ku nuk vjedhin dot xhahilët barbarë. Shoqëria që ka respekt për vehten dhe ku nuk ndotin dot ambjentin oligarkët.
“Teatri Globe” në Londër, i ndërtuar që në vitin 1599 dhe sot i quajtur “Shakespeare’s Globe”, pasi u rikonstruktua për herë të fundit në vitin 1997. Ky teatër nuk është i ndërtuar as mbi beton, as mbi hekura e as mbi xhama të temperuar, por ashtu siç ka qenë i ndërtuar 420 vite më parë.
Shqiptarët normalë e kanë fare të qartë sot, se banda e gangsterrëve me emrin “Rilindës” nuk ka asnjë merak për teatrin, apo për kulturën, as për qytetin apo qytetarët, as për estetikën apo zhvillimin. Banda ka veç një qëllim. Për atë që është krijuar e për atë që funksionon. Vjedhjen, grabitjen, zhvatjen!
Banda dhe gangsteri në krye të bandës as që ka problem ta pranojnë hapur se kullat, paratë, bisnesi mbi gjënë e grabitur është projekti i pandryshuar i tyre !
Grabitja e pronës publike tek Teatri e përreth teatrit për kulla, janë qëllimi i bandës. Tashmë edhe grabitja e objekteve private përreth Teatrit gjoja në emër të “shtetëzimit për interesin publik”, dhe ndërtimi i kullave prej oligarkëve të bandës mbi pronën private të grabitur është pjesa plotësuese e planit të gangsterit. Këto janë akte kriminale që nuk marrin zgjidhje dot sot për sot !
Por sot, veglat mjerane të mafias me emrat (arkitektë, inxhinier, aktorë, administrator, parlamentarë, gazetarë, politikanë, trafikantë etj.) duke parë pamjet e mëposhtme të kuptojnë se në çfarë bataku barbarie shpellash kanë rënë dhe për çfarë do të kujtohen brez pas brezi!