“Ne nuk jemi një popull indiferent, ne nuk jemi popull derrash”/ Aktivisti: Shqipëria po zgjohet, ky është 21 janari i Edi Ramës

0
113

Aktivisti Koloreto Cukali në fjalim e tij përpara protestuesve foli për diktatura moderne, të cilat vijnë me votë, por nuk duan të ikin me votë. Ai tha se Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 janari i Edi Ramës.

Diktaturat moderne vendosen pak nga pak çdo ditë. Diktaturat moderne vijnë në pushtet me votë. Por pasi vijnë në pushtet me votë nuk duan të ikin me votë. Më pas kërkojnë armikun. Pushteti aktual e ka gjetur armikun, mediat dhe gazetarët.

Hapin e parë e kemi bërë. Hapi i parë është që . Ne jemi këtu sepse gjithsecili ka një evropian të vogël brenda vetes.

Unë mendoj se Shqipëria po zgjohet dhe besoj se ky është 21 janari i Edi Ramës. Unë besoj që miti i ndërtuar me kujdes që thoshte se “Berisha të vret në bulevard, kurse ky jo” mendoj se ra.u shpreh Cukali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here