Kim Mehmeti thirrje shqiptarëve: Pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!

0
260

Nga Kim Mehmeti

 

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’! Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta! Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare! Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve:ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë!”

Fotografia e Kim Mehmeti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here