Deputeti Maliqi publikon videon nga stërvitja: Forca fillon e merr formë aty ku mbaron llogjika, apo jo o Llesh i “leximit të librave të Kadares”?

0
3

Deputeti Lefter Maliqi, pjesemarres ne protesten e thirrur nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, ka publikuar nje video ne Facebook, nga ku nuk ngurron ti drejtoj edhe disa fjales ministrit Lleshaj dhe “Rames se droges” sic ai e quan.

Postimi i plote:

Forca fìllon e merr formë aty ku mbaron Llogjika apo jo o Llesh i “leximit të librave të Kadares”? Urdhri i marrëzisë së Lleshit për përdorimin e forcës në mënyrë shtazarake ndaj artistëve,gazetarëve,të rinjëve,grave,politikanëve,shoqërisë civile,përdorimi i gazit lotsjellës ndaj nënave e fëmijëve,aktet e pamoralshme të policisë të cilët siç e ke thënë e stërthënë edhe vetë përfaqësojnë fytyrën tënde o “Llesh Kimiku” dhe o “Rama i drogës” i paburrërisë, i krimit elektoral të lidhur me banda e Oligark që nuk pyesin as për ligj e as për Kushtetutë po u vjen fundi jo me paqe por me reagim mbarë popullor.Uragani popullor sapo ka nisur vërshimin, ai nuk ndalet pa u shembur institucionet joligjore të kapura nga babëzia për pushtet dhe etja për pasuri e diktat e Beut të Rilindjes së krimit. Mbas 2 ditë protestash dhe mbi 16 orë në këmbë të cilat siç i patë ishin plot tension, pasioni për stërvitje ngelet,energjit për mposhtjen e të keqes dhe shëndetin e njeriut janë primare( viruset e ndryshme por me e keqja e të këqija virusi i Rilindjes dhe Ertv-së).Frika u mund, pjesmarrja masive në protestën e djeshme tregon që ndryshimi për shëndet,mirëqënie,siguri,demokraci,liri,drejtësi dhe të ardhme po vjen si rrufe në qiell të hapur. Këto ditë pamë se Kryeminsitri nuk ka kapacitetet mendore e intelektuale as sa të një biletashitësi në një galeri me piktura. Ndërsa Gjenerali , Ministër i Brendshëm është dhe vlen sa një Ushtar me Pagesë .Sfidat vazhdojnë deri ne fitoren e plotë Demokracisë?.

 

https://www.facebook.com/lefter.maliqi/videos/3878779758863154/?t=2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here