Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar videon që e shfaqi më herët Petrit Vasili për dhunën e ushruar nga policët tek Teatri.
Braimllari thotë se tashmë përgjegjësia është personale dhe me emra konkretë të indetifikuar teksa i bën thirrje drejtësisë të veprojë, ose drejtësia e popullit do jetë shumë e rëndë.
STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI
Sekti i rilindjes qe nuk perfaqeson dinjitetin e Policise se Shtetit militant e politik qe e degraduan Policine e Shtetit dhe e çuan ne diten me te zeze.
Drejtues trafikant te Policise se Shtetit, qe bene karriere duke pergjuar koleget dhe bashkepunuan me trafikantet, urdheruan ushtrimin e dhunes ndaj artisteve, qytetareve, te rinjve dhe te rejave ne kundershtim me ligjin.
E gjithe trupa e Policise se Shtetit drejtuar nga Edi Rama, Sander Lleshi dhe Drejtuesit e Policise se Shtetit kane pergjegjesi per krim kunder njerezimit!
Pergjegjesia eshte e rende dhe kriminale sepse kane legalizuar kriminelet te cilet nuk kane qene te pajisur me numer indetifikimi, çdo efektik i policise i paidentifikuar eshte nje kriminel qe ushtroi dhune.
Drejtesia duhet te veproje ne rast te kundert drejtesia e popullit do te jete shume e rende per kedo qe tenton te dhunoje qytetaret. Pergjegjesia eshte personale me emra konkrete te identifikuar per kedo qe ka ushtruar dhune.
https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/2906388592743802/?t=1