Ky është Blendi! Barbarët dhe gangsterët i’a shembën Teatrin, ëndrrat, kujtimet…

0
96

Nga Jeta Dedja

Artisti prangoset nga diktatura

Ky është Blendi Shahu, para pak ditësh mbushi 23 vjeç. I ri me ëndrra dhe ideale plot. Studion në Akademinë e Arteve. Është artist që prej fëmijërisë edhe para se të studionte në Liceun Artistik. Vjen nga një familje ku poezia është e shkruar në gjak, dhe recitimi i saj është frymë.

Blendi ishte tek Teatri, sepse kishte ëndrra, kujtime dhe aspirata që prej fëmijërie. Blendit ia prishën Teatrin që dikur e mahniti kur pa aktorët në skenë. Ia zhgërryen orenditë që një ditë arriti t’i prekte. Ia përdhosën kostumet e aktorëve, ato që visheshin nga Lady Makbeth, Jago e Hamletër.

Ky është Blendi Shahu. I shtrirë përtokë nga shteti. Blendi nuk ka kryer asnjë krìm, por ai ka luftuar kundër krimìt, diktaturës, mafias me pushtet. Blendi ishte rreshtuar bashkë më shokë të tjerë, shumë prej tyre i kishte njohur që prej vegjëlisë nga ekrani. I kishte adhuruar lojën skenike, portretin artistik. Disa të tjerë i kishte profesorë, guidë karriere, modele.

Dhe ja një ditë ishte mes tyre, tek teatri, të ndalte dorën krimìnale t’i vinin kazmën trashëgimisë së kulturës shqiptare. Ai mbrojti kujtimet, historitë e treguara nga të parët, ato që do donte t’ua trashëgonte dhe pasardhësve të tij.

Teatri u shemb tinëzisht dhe Blendi me shokët e tij u dhunuā, prangos, u shtyp me këmbë nga opresorët.

Blendi nuk po qan, edhe pse ka dhimbje. Në sytë e tij nuk ka as frikë. Sepse Blendi nuk ka kryer asnjë krìm! Ai lufton diktaturën, ka lindur në demokraci.

Ky është Blendi! Ai ishte në të gdhirë të 17 Majit 2020 tek Teatri për ta mbrojtur atë nga barbarët dhe gangsterët me pushtet.
/ flasship.ca/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here