Aktorja rrëfen ndërhyrjen e policisë në Teatër: Ishte si aksion terrorist! Po na vrasin me dashje, populli duhet të ngrihet po instalohet diktatura!

0
87

Aktorja Juli Emiri, tregon momentin kur efektivë të policisë ndërhynë në Teatër për të nxjerrë prej godinës artistët.

“Në mënyrë më makabër, në një aksion terrorist, zbrazën godinën, na morën me forcë nga taraca. Dëgjova fadromat, ndërkohë që nisi shembja ne ishim në taracë. I them se mund të ketë njerëz në teatër, por polici m’u u përgjigj “aty le të rrinë”.

Po na vrasin me dashje. Populli duhet të ngrihet po instalohet diktatura. Ata vijnë natën. Me Neritanin qëndruam në komisariatin numër 4. Na morën vetëm deklaratë. Policia ka ushtruar edhe dhunë gjatë kohës që i kanë nxjerrë njerëzit jashtë . Kjo luftë u kthye në një luftë për dinjitet.” U shpreh Emiri, për gazetaren Fatmira Nikolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here