Çdo ditë një hap drejt diktaturës! Pas maskaradës së Teatrit, Qeveria do të mbyllë RTVORA

0
144

Ajo që ndodhi dhe vazhdon të gatuhet me çështjen e Teatrit Kombëtar përbën një maskaradë të vërtetë, të mbushur me shkelje të shumta ligjore dhe me synime të qarta për tjetërsimin e truallit të TK-së në favor të interesave të tretëve. E ndërsa nuk mund të ndalim së numëruari shklejet galopante të kësaq qeverie me ligjin e kushtetutën në këto 3 vite, vjen një tjetër hap që na kujton se diktatura është zyrtarisht mes nesh.

Kështu qeveria po tenton ti mbyllë gojën medias së lirë dhe kritike ndaj saj. Duke shfrytëzuar situatën e pandemisë, kryeministri po mundëson hakmarrjen me mediat që kanë qenë kritike ndaj tij dhe vendimeve antiligjore të marra nga ekzekutivi që ai kryeson.

Dhe shënjestra ka qenë RTV ORA.

Sipas qeverisë, programet e gazetarëve Artur Zheji dhe Sonila Meço kanë thyer rregullat për pandeminë duke ftuar më shumë se 1 personazh në studio, edhe pse në fakt të ftuarit kanë qenë në distancë, sipas parashikimeve të vet ligjit të Ramës.

Por qeveria duket se nuk ka qene e kënaqur vetëm me gjobat. Ajo ka tentuar dhe mbylljen e aktivitetit të televizionit me anë të disa shkresave dërguar në këtë media. Një shkresë e ditë së sotme e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor flet për “mbyllje aktiviteti”.

Por sa prova ka deri më sot për shkelje të rregullave të pandemisë nga vete zyrtaret e dini z.kryeminstër? Vetëm sot, qarkulloi një foto ku në një mbledhje në Tropojë nuk ishin respektuar as rregullat më minimale të pandemisë.

Me tej, në sa inspektime te kryeministrit janë vërejtur live thyerjet e këtyre rregullave? Padyshim, kush i ka parë, e fakton këtë.

Ju vetë z.kryeministër ishit ne një ambient me dy persona të tjerë kur folet për hipotekat. Po në atë rast kush duhet të gjobitet e cili institucion duhet të mbyllet z. Rama?

Dhe ajo që është më shumë ironike në të gjithë këtë është fakti se nga e hëna kryeministri do lejoj të hapen qendrat tregtare. Aty ku njerëzit vërshojnë e padyshim s’ka polic e ligj ti mbajë në respekt të rregullave. E ndërsa qendrat do hapen, qeveria do të mbyllë televizionet. E kuptoni ku kemi arritur?

Dhe na bëjnë si të ofenduar kur i quan qeveri e oligarkëve. Këta janë shumë më shumë se aq.

Sot po vrasin liritë e të drejta e medias, nesër të çdo qytetari. Çdo ditë po hedhin një hap të ri drejt diktaturës!

Foto e kryeministrit tre dite me pare

.

Në Tropojë është zhvilluar një mbledhje ku kanë marrë pjesë kryepleqtë e fshatrave, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës dhe shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës.

 

Nga ana e tij, Televizioni Ora News njoftoi në faqen online se kërkesa e ISSH është një akt i paprecendetë. “Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.

Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kërkohet të mbyllet sinjali i një televizioni pasi vendosi në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.  “Mbyllja e televizionit ka ndodhur sepse janë lejuar njerëzit të flasin në studio. Kjo është e qëllimshme”,-thekson drejtori i informacionit te RTV Ora, Brahim Shima.

 

Dokumentet e ISSH dhe AMA për gjobat dhe urdhrin e mbylljes së televizionit
Dokumentet e ISSH dhe AMA për gjobat dhe urdhrin e mbylljes së televizionit

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here