Punonjësit e fasonerisë protestë në Fier: Kërkoj pagën e luftës pasi në një situatë të vështirë….

0
110

Punonjësit e një fasoneri në Fier kanë protestuar këtë të enjte para drejtorisë së Tatimeve në Fier, pasi kërkojnë pagën e luftës.

Punonjësit deklarojnë se kanë punuar me orar të shkurtuar dhe duke rrezikuar jetën vetëm për 200 mijë lekë të vjetra ndërsa një pjesë tjetër që kanë qëndruar në shtëpi kanë marrë 400 mijë lekë.

“Duam ‘pagën e luftës’, disa morëm disa jo. Do të vijojmë të punojmë s’kam çfarë të bëj se jam e divorcuar kam një fëmijë për të mbajtur”, është shprehur një nga punonjëset.

Një tjetër thekson se dhe pse në kushte të vështira dhe të rrezikshme ato kanë shkuar në punë.

“Kërkoj pagën e luftës pasi në një situatë të vështirë kam ardhur në punë dhe pagë nuk mora.

Ndërsa shoqet që kanë vejtur në shtëpi kanë marrë pagën e luftës duke qëndruar në shtëpi.

Pasi unë vija dhe kam marr pagë për orarin e shkurtuar që vija në punë”, është shprehur një tjetër punonjëse.

Ndërkohë një nga punonjësit e fasonerisë thekson se në punë kanë qenë rreth 150 punonjës, që tashmë duan pagën e luftës pasi sipas tij nuk është e drejtë që ato që kanë qenë në shtëpi të marrin 400 mijë lekë të vjetra.

“Ne kemi qenë gjithë kohës në punë dhe nuk jemi dakord që ato që qëndruan në shtëpi të marrin 400 mijë lekë dhe unë që rrezikoj jetën në punë marr vetëm 200 mijë lekë dhe ndaj kërkoj pagën e luftës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here