Fier/ Abuzime me çmimin e perimeve, fermerët ankohen se po falimentojnë

0
130

Vitin e kaluar humbën me domaten, ndaj Thellëza dhe Asqeri Gjojdeshi nga Petova e Fierit e mbollën serë me speca.

Prodhimin e kanë të mbarë, por shitjet jo.

”Një thes pleh 25 kile ne e blejmë 60-65 mijë. 1 kuintal speca 60 mijë lek, nuk është turp?”

Në tregun me shumicë të Lushnjes, një kilogram speca thonë se e lënë me 60 lek, ndërsa direkt në Fier, çmimi është tre herë më i lartë.

”Pikat që marrin për eskportin e marrin të lirë, po deshe thotë ai hajde sille me 40 lekë.”

Për fermerët, ky çmim i ulët në këtë periudhë të parë të daljes së prodhimit në treg i dëmton rëndë.

Familja Gjojdeshi thonë se po shkojnë drejt falimentit.

Masat shtrënguese të pandemisë thonë se patën ndikim.

”Nuk kam nxjerrë akoma shpenzimet që kam blerë farishten dhe plehrat. Një thes pleh unë e marr 60 mijë lekë.”

Nga ana tjetër ankohen për çmimet e larta të pesticideve dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Janë në mëdyshje nësë do ta mbjellin sërish serën në gusht.

”Është e vështirë për të mbjellë. Në qoftë se do borxh që ta mbjell.”

Vetëm në Zonën e Petovës në Fier përllogaritet rreth 10 hektarë sera e kultivuar vetëm me speca./Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here