Kalimi i TK në pronësi të Erion Veliajt, Manjani e cilëson akt barbar: Shqiptarët duhet të ndahen politikisht nga Rama

0
5

I ftuar në ‘A-Show’ në Syri Tv, ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani, e ka cilësuar si barbare aktin që po ndërrmerr qeveria Rama për të shëmbur Teatrin Kombëtar.

Manjani u ndal edhe te kryetari i Bashkisë që është pjesë e sipërmarrjes për të shembur Teatrin.

Lidhur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës teatri mund ta zhbëjë në këtë rast.

Pikëpamja e imja është kjo.

Njerëzit barbarë shkatërrojnë gjithçka, nuk dua të lënë asgjë nga e shkuara, as për të ardhmen.

Kurse qytetaria bën të kundërtën, e konservon, e përmirëson. Përse shoqëritë e civilizuara e ruajnë, pikërisht te fakti se mbajnë trashgimitë.

Do të më zhgënjente edhe më shumë nëse këtë akt do ta çonte deri në fund artisti Edi Rama.

Ne kemi pikëpamjet të ndryshme edhe në qeverisje, Por nuk e kam besuar, dhe nuk do e besoj kurrë që një djalë i rritur mirë, të arrijë të përfundojë në këtë barbari.

Nëse do ta çonte deri në fund do më zhgënjentë rëndë.

Është mirë të ndahemi politikisht me politikën e Edi Ramës.

Por te aktet e barbarisë e kalon mandatin,

Këtu është shumë më shumë se kaq

Nuk ka socialistë që e duan Erion Veliaj, Por duhet prezantuar me dhunë nëpërmjet këtyre akteve.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here