Plani i rihapjes së Italisë, Conte tregon se kur do të fillojnë aktivitetet sportive

0
153

Me rënien e kurbës pandemike në vend, Italia ka filluar planet për rihapjen e vendit duke filluar nga data 4 maj.Në kuadër të këtyre masave qeveria Italiane ka parashikuar edhe rihapjen e aktiviteteve sportive.

Conte ka dhënë dakordsinë e stërvitjes kolektive ndersa Ministrat Speranza dhe Spadafora në fakt kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ku japin lejen për seancat stërvitore në grup por me masa të rrepta sigurie.

“Mendimi i kërkuar nga Qeveria mbi protokollin e prezantuar nga Figc është shprehur nga Komiteti Teknik Shkencor e konfirmimi për linjën e kujdesit është theksuar sërisht nga ministritë kompetente. Indikacionet e Komitetit, të cilat duhet të konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do t’i transmetohen Federatës për rregullimet e nevojshme të Protokollit në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të trainimit të ekipit duke filluar nga 18 maj”.

Me gjithë deklaratat nuk ka akoma një datë fikse por qëllimi është kthimi në fushë në fundjavën e 13-14 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here