Nga: Ilir Demalia
Nuk ka një popull ku, politikanë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë, një popull i tërë të përdorë fjalën krenari vend pa vend si shqiptarët?!! Jam kreanar! Si me pi një kafe …
Por për cfarë? Vendi më i varfër në Europë!
Më i korruptuar dhe inkriminuar! Vendi më i pazhvilluar! Nje vend që njerëzia duan të ikin nga sytë këmbët! Nga i vjen gjithë kjo krenari?! Si në çdo gjë nuk kemi gjykim realist vlerash, por vetëm pompim injorance, folklorike, dhe mburravecjesh klanore tipare të një shoqërie parashtetërore.
Shqiptarët po nuk ballafaquan me realitetitn dhe të ngrenë sistem dhe raport vlerash dhe morali shoqëror, do të sillen dhe zhyten dhe më thellë në kënetën e mburravecjes pa sens dhe imoralitetit shoqëror.
Ja si shkruan Vigani Veriut:
Pse po lodhesh për fis t’shqiptarve?
Si me lâ kryet e gomarve!
N’hatlla të truve ke kaptina
Nga i dërras mangut t’gjithë e kina.
Du me thanë kem Zi urtije
Po nuk ban kurr hajr Shqypnia
N’se padija dhe krenija
Do shkojnë ngjit si trupi e hija!