“Koronavirusi çaktivizohet plotësisht në temperaturën…”/ Ekspertët rusë japin lajmin e mirë

0
89

Ditët e nxehta të verës mund të shpëtojnë njerëzimin përfundimisht nga Covid-19 pasi virusi bëhet pothuajse jo infektiv në temperaturat e ajrit mbi 30 gradë Celsius, sipas Mbikëqyrësit rus të Shëndetit.

“Koronavirusit të ri SARS-CoV-2 nuk i pëlqen nxehtësia dhe humbet aktivitetin e tij infektiv pothuajse tërësisht në temperatura mbi plus 30 Celsius,” tha Rospotrebnadzor.

Institucioni në fjalë po i përgjigjej pyetjeve në një faqe interneti qeveritare kushtuar betejës së Rusisë kundër pandemisë.

Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe lagështia e ulët janë gjithashtu ndër faktorët që e bëjnë sëmundjen më të dobët, ndërsa plus 70 gradë Celsius është temperatura në të cilën koronavirusi çaktivizohet plotësisht, shtuan ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here