Tabaku publikon dokumentin: Rama, me një VKM kriminale, i kalon truallin e Teatrit Kombëtar Erion Veliajt

0
115

Nëpërmjet një postimi në në “Facebook”, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, akuzon qeverinë se ka miratuar një vendim kriminal, që lidhet me Teatrin Kombëtar.

Denoncimi i plotë:

Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.

Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.

Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.

As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë.

96607776 3109218572499420 5314259156708884480 O

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here