Albana Vokshi mbështet protestën e grave në Krujë: Për Ramën rëndësi kanë klientët e tenderave, jo shëndeti i 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka akuzuar qeverinë se per ata rëndësi kanë klientët që ju jep tendera sekrete, e jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Postimi i Vokshit

Këto pamje të rralla proteste janë në Shqipëri, pikërisht në Krujë.

Gra e vajza që punojnë në fasoneri, që detyrohen të udhëtojnë cdo ditë, larg familjeve të tyre sepse Edi Rama nuk ju paguan atë që ju takon.

Dhjetëra mijëra gra e vajza, cdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse ju duhet të punojnë në kohë pandemie të rrezikuara cdo ditë nga virusi COVID19. Sot ato janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme: Rama dhe qeveria nuk do që t’ia dijë për to.

Për Edi Ramën rëndësi kanë klientët që ju jep tendera sekrete, e jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave. Me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko