“A kemi patur raste me Covid në muajin janar?”, mjeku nxjerr zbuluar anëtarët e Komitetit të Ekspertëve: U detyruan…

0
115

Mjeku dhe specialisti i shëndetit publik Erion Dasho ka komnetuar mbledhjen e sotme të kryeministrit edi Rama me anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve ndërsa veçon ‘pyetjen’ që sipas tij ju ka bërë kreu i qeverisë atyre.

Dasho shkruan se përgjigjet e tyre nuk i duken të dhëna nga ekspertët por që ishin të detyruar ti jepnin në atë mënyrë, teksa vlerëson dy mjekët, Gëzim Xhepa dhe Renato Osmëni.

Reagimi i plotë

Për ata që e kanë ndjekur, sot Kryeministri i drejtoi një pyetje fare të thjeshtë antarëve të Komitetit të Ekspertëve: “A kemi patur raste me COVID në muajin janar?” Dhe ja përgjigjet që mori (të paktën ato që u bënë publike në media):

Unë nuk kam parë ndonjë rast COVID në janar!!!

Nuk kishte si të kishim raste, atëherë kur nuk kishim marrë masa dhe të kemi tani që kemi marrë masa!!!

Më vjen shumë keq ta them, por megjithë respektin e padiskutueshëm që këta kolegë gëzojnë në profesionin e tyre primar, mua këto nuk më duken si përgjigje ekspertësh. Nuk e kuptoj se çfarë i ka detyruar të japin këto përgjigje…

Një BRAVO për Prof. Gëzim Xhepa dhe Dr. Renato Osmëni që janë kthyer sot në ndërgjegjen e mjeksisë shqiptare dhe në personat e vetëm që po luftojnë me profesionalizëm për të vërtetën rreth COVID në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here